Viti 1981 edhe sot konsiderohe si kthesë për historinë e re të Kosovës, shkruan OnAir.
Por, familjarët e dëshmorëve po kërkojnë që udhëheqësit vendor të punojnë më shumë për vendin.
Këto komente u bën me rastin e 38-vjetorit të rënies në demonstratat e vitit 1981 të dëshmorëve Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se vetëdija e Asllan Pirevës dhe Naser Hajirizit ishte e lartë sepse në atë kohë kërkoni Kushtetutë e Republikë të Kosovës.
Demonstratat e 81-tës, i pari i Vetëvendosjes i ka konsideruar si vazhdimësi të demonstratave tjera përmes të cilave u kundërshtua përndjekja e popullit shqiptar nga regjimi serb.
Kurti tha se faktori ndërkombëtar duhet të bëjë trysni mbi Beogradin që të jap përgjegjësi për të pagjeturit në Kosovë./OnAir