Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se lehtësimi i kuzimit të lëvizjes nuk është i ndërlidhur me mundësinë që të ketë protesta këtë javë, derisa shton se e drejta e protestës iu takon vetëm qytetarëve.

Oponentët politikë të Kurtit, lirimin e masave e ndërlidhën me mundësinë që Lëvizja Vetëvendosje të organizojë protesta, pasi Gjykata Kushtetuese pritet këto ditë të marrë vendimin për dekretin e mandatarit të presidentit Thaçi, e sipas tyre do të jenë në favor të këtij të fundit.

Mirëpo, këtë lehtësim të masave, kryeministri në detyrë, Albin Kurti duke folur ia atribuon menaxhimit të mirë që ka bërë qeveria e tij.
“Menaxhimi i drejt dhe i mirë i pandemisë ka krijuar kushtet për heqjen e disa prej masave. Për lirimin e qarkullimit dhe lëvizjes që kësaj radhe është nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 21:00 të mbrëmjes. Pra qytetarët mund të lëvizin, kjo do të thotë që megjithatë duhet të mbajnë distancën
zike më së paku prej 2 metrave, të ruajnë higjienën personale dhe mos t’i praktikojnë vizitat familjare. Sa i përket organizimeve dhe protestave qytetare ato janë të qytetarëve dhe janë të drejta të tyre. Nuk kanë të bëjnë fare me vendimet e fundit”, u shpreh Kurti.

Gjykata Kushtetuese pritet që gjatë kësaj jave të dalë me një vendim lidhur me dekretin e presidentit Hashim Thaçi që ka mandatuar Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër.