Ish-anëtari i komisionit rajonal në fondin e tre përqindëshit, Nezir Fejza ka thënë se posedon fakte që ky fond ka pasur të hyra në vlerë prej 300 milion eurove vetëm nga Gjermania, shkruan OnAir.
Nezir Fejza ka thënë se ai ka dëshmuar në EULEX me dokumente për qarkullimin e mbi 300 milion markave.
Ai më tej ka thënë se komisioni rajonal në fondin e tre përqindëshit, se pas shitjes së Dardani Bank që ka menaxhuar paratë e fondit të tre përqindëshit janë ndarë nga shtatë apo tetë persona.
Ai ka shtuar më tej se Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa janë personat që i dinë detajet se ku kanë shkuar paratë e fondit të tre përqindëshit./OnAir