Teatri për të është edhe si familja e dytë, shkruan OnAir.
Është fjala për aktoren e njohur shqiptare Teuta Krasniqi, e cila e ka dëshmuar profesionin e saj në skenën e teatrit shumë herë.
Seriali vendor me të cilën ajo arriti kulmin e karrierës së saj ishte ‘Kafeneja jonë’, që njihejë me nofkën Saranda.
Ajo në rrjetin social Instagram se fundmi ka postuar një fotografi të bashkëshortit të saj Adonisit dhe dy vajzave të saj, ku ju ka drejtuar se për të ata janë tri zemra.
Ndryshe, në skenën e artit Teuta ka arritur edhe një sukses të madhe edhe me serialin vendor iStar./OnAir