Lumi Wharfe që kalon nëpër Yorkshire të Britanisë së Madhe duket mbresëlënës, e në veçanti derisa rrjedh nëpër zonën malore dhe shkëmbore, por askujt nuk do t’i shkonte mendja se është një nga lumenjtë më të rrezikshëm në botë.

Nëse futeni në ujë gjasat për të humbur jetën sipas banorëve lokalë janë qind për qind. Ata me plot bindje pretendojnë se askush deri më tani nuk ka dalur i gjallë nga “përqafimi vdekjeprurës” i këtij lumi

Në shikim të parë duket si një lumë i zakonshëm, por uji kalon me shpejtësi të madhe sa që askush nuk mund t’i mbijetoj nëse tenton të kaloj në anën tjetër duke notuar.