Now Reading
Ky lëng i thjeshtë që kemi në shtëpi shëron mëlçinë menjëherë

Ky lëng i thjeshtë që kemi në shtëpi shëron mëlçinë menjëherë

Nga studimet rezulton se hirra përmban 16 lloje proteinash. Hirra është e pasur me tetë minerale, vitamina kryesisht ato të grupit B, aminoacide, enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme. Por mbi të gjitha, hirra pastron mëlçinë dhe është pastruese për trupin.

 

Sakaq studime të reja të botuara në revistën Clinical Nutrition tregojnë se hirra ndihmon fort për të zvogëluar rrezikun e sëmundjes së mëlçisë së dhjamosur dhe sëmundjeve të zemrës.

Pas vetëm 4 javëve të shtimit të proteinave të hirra në ushqim, të dhënat kryesorë të yndyrave të gjakut u përmirësuan në mënyrë të fortë tek pjesëmarrësit.

Plotësimi i proteinave të hirrës uli ndjeshëm sasinë e yndyrës brenda qelizave të mëlçisë së dhjamosur. Ekipi mjekësor i Universitetit të Losanës në Zvicër i cituar nga AgroWeb.org sugjeron fuqishëm se proteina e hirrës arrin të jetë një mënyrë efikase për të luftuar sëmundjet e mëlçisë.

Megjithëse nuk i japim gjithmonë vëmendje mëlçisë, hirra është me rëndësi për pastrimin e gjakut duke pastruar kimikatet e dëmshme dhe toksinat.

See Also

Sipas shkencëtarëve, sëmundja e mëlçisë së dhjamosur konsiderohet të jetë pjesë e problemeve të metabolizmit dhe i lidhur ngushtë me nivelet e larta të triglicerideve dhe kolesterolit të keq.

E eshtë fakt i njohur se proteina ndihmon me humbjen e peshës. Ajo është ushqyesi që e ngop më shumë organizmin nga gjithë të tjerët.

 

What's Your Reaction?
Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0
View Comments (0)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Scroll To Top