Më 12 gusht këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa do të këndoi në Prishtinë në kuadër të festivalit Sunny Hill.
Ani pse ka kohë deri në këtë koncert, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i ka uruar mirëseardhje këngëtares.

Ai ka postuar një fotografi në llogarinë e tij Instagram ku shihet me Dua-n, fotografi e realizuar në vitin 2016 kur këngëtarja dha koncert për herë të parë në Prishtinë, ndërsa ka shkruar: Mirë se vini Dua Lipa në Sunny Hill.