Learta Jakupi është reja e këngëtares së njohur të muzikës popullore, Shyhrete Behlulit.

Ajo u bë e njohur për shkak të vjehrrës së saj, dhe tani ka një mori ndjekësish në instagram. Madje tashmë ka hapur edhe biznesin e saj më të ri të cilin e promovon vazhdimisht.

Learta është shumë aktive në rrjetet sociale, ku bën postime nga më të ndryshmet.

Në një nga fotot e saj, Learta shihet e veshur me dimija dhe ka pozuar me Dritën, nënën e saj. Ajo që bie në sy është se të dyja kanë frizurën e njëjtë.