Talentët shqiptarë në Zvicër tanimë në numër janë shumë. Shumë prej tyre kanë arritur edhe në nivele të larta, e shumë të tjerë kanë nisur një rrugë të tillë.
Leon Hoxha është talenti i radhës që jep shpresa të mëdha që ende ka shumë të rinj të talentuar në Kosovë që do prekin ëndrrat jashtë kufinjëve.
Por, kush është Leoni?
Është 11-vjeçar që prej disa vitesh luan për grup moshën U-12 të Luzernit. Vjen nga një familje e njohur sportistësh në Gjakovë. Babai i tij, Dritoni prej 13-vitesh luan në liga të ndryshme të Zvicrës, ndërsa gjyshi i tij është i mirënjohuri, Genc Hoxha, momentalisht pjesë e shtabit teknik të trajnerëve tek Kombëtarja A të Kosovës.
Leoni është mesfushor, ndërsa prej muajsh një vëzhgim të tij po e bënë Dortmundi. “Do të ishte ëndërr e imja të luaja për Dortmundin”, thekson Leoni.
Për Leonin dhe babain e tij, Dritonin, kishte shkruar vitin e kaluar edhe portali zviceran, luzernerzeitung.ch.