Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë informacione lidhur me arrestimin e reperit me famë botërore, Action Bronson, në mbrëmjen e dytë të spektaklit në festivalin “Sunny Hill” në kryeqytet.

Bronson kishte pasur një incident gjatë kësaj nate, me të cilën shumë shpejt reagoi edhe Policia e vendit, duke rezultuar në arrestimin e tij, pasi që i njëjti  thuhej që kishte ndezë një “joint” (marihuanë) në skenë dhe atë e ka hedhur në drejtim të publikut.

Zëvendës Kryeprokurori i Themelores, Ibrahim Berisha ka treguar se reperit Bronson nuk i është shqiptuar asnjë masë e ndalimit.

Sipas tij, prokurori kujdestar e ka informuar se nuk është vërtetuar që reperi në fjalë ka konsumuar ndonjë substancë narkotike.