Mohammed Salah konsiderohet si lojtari më i miri i skuadrës së Liverpoolit.

Por, kjo nuk do të thotë se do të jetë i privilegjuar i skuadrës së të kuqve.

Në fakt, skuadra e denoncuar në polici sulmuesin anësor pasi që ka shfrytëzuar telefonin teksa ka vozitur veturën.

“Ne kemi folur edhe me lojtarin dhe do të merremi me çdo ndjekje brenda vendit. As klubi apo lojtari nuk do të bëjnë ndonjë koment të mëtejshëm për këtë çështje”, shkruhej në komunikatë.

Policia e Merseyside ka konfirmuar se “ka qenë në dijeni për një video që besohet se shfaq një futbollist duke përdorur telefon celular gjatë ngasjes së veturës”.

Ndryshe, Salah pritet të dënohet me të holla gjersa do ta shohim gjatë fundjavës në ndeshjen e ardhshme të Ligës Premier.