Diego Maradona, ka thënë se është mirë pas problemeve mjekësore që i kishte pas ndeshjes emocionuese ndaj Nigerisë, ku Argjentina fitoi 2-1. 

57-vjeçari ishte në tribuna për ta përkrahur Argjentinën, por që u desh të shënohet gol në minutën e 86-të nga Marcos Rojo , për tu çmendur në festë.

Edhe Maradona ka shkruar për gjendjen e tij, duke e lidhur me një dëmtim në qafë .

“Dua t’i them të gjithëve se jam mirë dhe se nuk se nuk isha në spital”.

“Unë u kontrollova nga një mjek dhe ai më rekomandoi që të largohesha para pjesës së dytë, por kam dashur të qëndroj sepse kemi luajtur për gjithçka. Si mund të largohem?”