Ka kohë që nuk e kemi parë aktive pranë ekraneve televizive e po ashtu edhe në rrjete sociale.
E siç duket, prezantuesja nga Shqipëria Marina Vjollca është rikthyer fuqishëm me imazhin e fundit.

Ajo duket si një ‘kukull’, e që fokus i gjithë imazhit është gjoksi shpërthyes i Vjollcës ku shpesh është kritikuar për operacione plastike. Megjithatë, nuk ka dhënë detaje tjera se a do rikthehet sërish në emision apo ka ndonjë surprizë tjetër për fansat.

Së fundmi, ajo u përfol edhe për një shtatzani të mundshme që nuk është pohuar as mohuar nga moderatorja.