Në kuadër të aktiviteteve sportive-rekreative “Skenderaj Open 208” për nder të bashkatdhetarëve, komuna e Skenderajt organizoi aktivitetin sportiv “Beach Volley” me rërë të improvizuar, në sheshin “Adem Jashari”.

Drejtori për Kulturë, Rini e Sport i Skenderajt, Ramiz Shala, tha se Beach Volley organizohet në bashkëpunim me Qendrën Rinore Publike në Skenderaj dhe mbështetet edhe nga Federata e Volejbollit të Kosovës, përkatësisht nga drejtori i Beach Volley të Kosovës, Visar Alimehaj.