Kylian Mbappe nuk mbretëroi vetëm Rusi duke fituar kampionain botëror me Francën.

Sulmuesi 19-vjeçar është futbollisti më i vlefshëm në botë nën moshën 21-vjeçare sipas raportit të Prime Time Sport.

Ai ka trefishuar vlerësimin duke lënë pas anglezin e Manchester Unitedit, Marcus Rashford (89.1) dhe atë të Manchester Cityt, Gabriel Jesus (88).

Për të përcaktuar vlerën e lojtarëve, raporti i Soccerex merr parasysh moshën, pozitën, klubin, numrin e ndeshjeve ndërkombëtare, kohëzgjatjen e kontratës, vlerën e tregut, minutat e luajtura, qëllimet, cilësinë teknike të lojtarëve dhe një sërë parametrash të përpiluara.

Ndryshe, Mbappe është raportuar se do të kalojë në radhët e skuadrës së Real Madridit, por që kanë mbetur në suaza të thashethemeve.