Portieri spanjoll ka paraqitje shumë të dobëta, posaçërisht në fazën e grupeve.

Portieri i Manchester Unitedit arriti të mbajë portën e paprekur vetëm ndaj Iranit ku skuadra e tij fitoi me rezultat 0-1.

Në katër ndeshje ai ka pasur shtatë gjuajte në portën e tij, gashtë nga ata kanë tundur rrjetën e tij, ndërsa ka arritur të mbrojë vetëm një.

Kjo do të thotë si ai është portieri që ka bërë më së paku pritje në një Botëror nga viti 1966, këtu përfshihen gjithë portierët që kanë mbrojtur së paku në tre ndeshje.

Forma e dobët e De Geas u vulos edhe ndaj Rusisë ku nuk arriti të mbrojë asnjë nga penalltitë finale.