Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj janë dy prej personazheve më të komentuara në shtypin rozë ani pse dikur u ndanë, tashmë sërish janë kthyer dhe po e jetojnë historinë e tyre të dashurisë, shkruan OnAir

Dyshja në fillim kishin refuzuar të pranojnë lidhjen, ani pse u panë disa herë në shoqëri të njëri-tjetrit.

Pak kohë pasi u konfirmua lidhja e tyre, u tha se Jonida dhe Romeo kanë ndarë rrugët, por me imazhet e fundit ata dëshmuan se janë të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Së fundi, çifti u shfaq në publik shumë të dashuruar teksa po i mbanin duart e njëri-tjetrit si dy pëllumba të dashuruar.

Ishte Isilda Mollaymeri ajo që publikoi videon e dyshes, ndërsa shkruan “Shih sa të bukur që janë. Shih, shih, shih. E kapa me dorë hundën.