Mentor Mripa nuk ka pikë dyshimi që është një nga këngëtarët më të dashur shqiptar që gjithmonë ka ditur që të publikojë projekte muzikore që janë konsideruar hite dhe që kanë prekur tematika të ndryshme, shkruan Onair

Madje këngëtari Mripa përmes këngëve ka bërë edhe dedikimet më të bukura të dashurisë.

Ai mbrëmë ka surprizuar të gjithë ndjekësit me projektin e tij të fundit të cilin e ka titulluar “Le ta dijnë të gjithë” dhe ka arritur menjëherë që të komentohet nga njerëzit të cilët e duan shumë muzikën e tij.

Pas publikimit të këtij projekti i cili pritet të pëlqehet nga një numër i madh j fansave të këngëtarit ai ka qenë i ftuar edhe në programin e mëngjesit në Radio Televizionin e Kosovës RTK.

Ku ka treguar më shumë rreth projekteve të tij të fundit e në veçanti për këngën “Le ta dijnë të gjithë”. Për ta shikuar se sa intervistë e mirë ishte kjo duhet ta shikoni në linkun më poshtë e më shumë të mësoni rreth këtij projekti të këngëtarit./ONAIR