Tiemoue Bakayoko tashmë ka kryer testet mjekësore te Milani dhe vetëm pritet zyrtarizimi nga klubi kuqezi.

Por, francezi me shumë mundësi nuk do të jetë transferimi i vetëm që skuadra nga Milano do ta bëjë në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

Gennaro Gattuso është në kërkim të një sulmuesi pasi ka nevojë për një alternativ për Suson.

Së pari Castillejo do të huazohet për tre apo katër milionë euro, por me obligim blerje për 13-14 milionë të tjerë.

Lojtari pritet të udhëtojë drejt qytetit të modës për testet mjekësore gjatë ditëve në vazhdim.

Sky gjithashtu raporton se Milani është në bisedime me Lazion edhe për mesfushorin Sergej Milinkovic-Savic.