Mahmut Ferati listohet në mesin e emrave më të dashur të muzikës shqiptare në Kosovë, madje secili projekt i tij muzikor shënon sukses dhe arrin miliona klikime dhe kështu siguron epitetin hit, shkruan Onair

Ka qenë surprizë bashkëpunimi i Mahmut Feratit me reperin dhe aktorin Xhevdet Jashari i njohur në diskografinë shqiptare si Mc Lifi me titull “Mindili”, projekt ky i cili tashmë ka siguruar një numër të madh të klikimeve duke u nisur edhe nga fakti që klikimet janë kthyer në matës të suksesit.

Ani pse në këngë ai thotë që nuk e ka gjetur mindilin kjo nuk e ka penguar që të sigurojë miliona klikime me bashkëpunimin më të veçantë në estradën shqiptare./Onair