Dua Lipa së bashkë me të dashurin, Isaac Carew ka udhëtuar nga Londra për në Prishtinë.

Këngëtarja ka mbajtur edhe konferencë për media, ku foli për koncertin, talentët e tjerë shqiptarë si dhe për misionin e festivalit “Sunny Hill”.Gjatë ditës, janë publikuar disa imazhe si nga Dua ashtu edhe nga Isaac, prej momentit kur janë nisur për në Kosovë.

Në një fotografi që Isaac, e shkrepi në avionin privat me të cilin udhëtuan, ai etiketoi Prishtinën, por nuk munguan edhe komentet tendencioze nga ndjekësit serbë.

Një komentuese serbe i shkruan atij “Mirë se vjen në Serbi”, ndërsa i dashuri i Duas kishte përgjigje epike, ku shkroi “Gjeografia nuk është atributi juaj, apo jo”.