Real Madridi nuk mund të akuzojë Interin në lidhje me çështjen e Luka Modricit sepse thuhet se kroati ka pranuar se ishte ai që iu afrua Nerazzurrëve.

Gjysma e parë e muajit gusht ishte e mbushur me lajme rreth një transferimi të yllit kroat te Interi.

Një herë thuhej se Modric e do klubin italian dhe ka marrëveshje me ta dhe pastaj mohohej nga klubi spanjoll, i cili nuk dëshironte ta lejonte largimin e lojtarit.

Kësaj çështje iu shtua edhe presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ndaj të cilit u bë padi nga Interi pas deklaratave të pamatura të tij.

Mbretërit e raportuan Interin në FIFA për kontakte të paligjshme me lojtarin e tyre.

Ai ishte i etur të bashkohej me shokët e tjerë kroat, Ivan Perisic, Marcelo Brozovic dhe Sime Vrsaljko në Serie A.