Milan thuhet se është në Londër për të negociuar rreth sulmuesit të Chelseat, Alvaro Morata, por gjithashtu janë në kontakt me përfaqësuesit e Gonzalo Higuainit.

Marco Fassone dhe drejtori sportiv Massimiliano Mirabelli janë në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, ku është raportuar se mund të shkarkohen nga rolet e tyre.

Spanjolli ishte një ndër objektivat kryesore të kuqezinjve gjatë verës së kaluar pasi që nuk ka përmbushur pritshmëritë në Stamford Bridge dhe mund të lejohet të largohet.

Përveç kësaj, Rossonerët thuhet se janë në kontakt me Nicolas Higuain, vëllanë e sulmuesit të Juventusit Gonzalo.

Ndryshe, Milan është duke kërkuar edhe disa lojtarë që do të përforcojnë ekipin për sezonin e ri.