Listohet në mesin e prodhimeve televizive më të dashura shqiptare tash e pesë sezone që ka nisur transmetimin në ekranin e RTK-së, shkruan OnAir
Madje seriali vendor “Cka ka shpija” me secilin episod të transmetuar po arrin që të thyej rekorde të shikueshmërisë, jo vetëm në ekranin e RTK-së kur edhe transmetohet çdo të hënë duke nisur nga ora 20:15 por edhe me klikimet që kap në kanalin zyrtar në YouTube.
Madje me episodin e kaluar ky serial për kohë rekord ka arritur afro 1 milion klikime, dhe suksesi vazhdon edhe me tej sepse sonte transmetohet episodi i ri i serialit të rekordeve./OnAir