Ka disa ditë që këngëtarja Engjëllusha Salihu ka paralajmëruar projektin e saj më të ri ‘Fejesa’, shkruan OnAir.
Ky moment erdhi, Engji publikon ‘Fejesën’, sot në ora 14:00, ku pritet që edhe kjo këngë ta ketë suksesin si projektet paraprake.
Realizimin e këtij projekti si dhe projekteve të tjera Engji ja ka besuar tash e sa kohë produksionit të mirënjohur shqiptar VIZIONI LIBONIA, ku këngëtarja gjithnjë është ndarë e kënaqur me punën e tyre.
Kujtojmë, që Engji për herë të parë u bë e njohur përmes yllit të muzikës popullore Shyhrete Behlulit, ku shihet që drejt rrugës së saj po shkon edhe vajza e saj Engjëllusha Salihu./OnAir