Now Reading
“Mospranimi në KQZ i 4600 zarfave me vota nga mërgata është skandal i veçantë”

“Mospranimi në KQZ i 4600 zarfave me vota nga mërgata është skandal i veçantë”

Lëvizja Vetëvendosje në Britani të Madhe ka reaguar për mos përfshirjen në numërim nga KQZ të 4600 pagove me vota të dërguara nga diaspora, duke pohuar se këto vota janë dërguar brenda afatit ligjor.

Reagimi i plotë i LVV-së:

Mospranimi në KQZ i 4600 zarfave me vota nga mërgata është skandal i veçantë.

Këto zarfa janë dërguar brenda afatit ligjor, sipas rregullave të parashikuara nga ligji. Prandaj ato duhet të pranohen. Koha e mbërritjes është e parëndësishme, pasi ajo nuk varet nga vetë votuesit, por nga rrethana të paparashikueshme.

Me mospranimin e këtyre zarfave me vota, KQZ-ja arbitrarisht ia mohon të drejtën e votës mijëra mërgimtarëve shqiptarë. Në të njëjtën kohë i pranon pa asnjë reagim zarfat me votat e serbëve, të cilat shkuan aty kundërligjshëm, jo me postë, po me transport manual, nga Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë.

See Also

Pra KQZ më lehtë pranoi votat e dërguara kundërligjshëm prej atyre që Kosovës i dërgojnë helm, se sa votat tona të dërguara tërësisht në mënyrë të ligjshme, nga mërgimtarët që Kosovës i dërgojnë veç ndihmë.

Ky veprim i KQZ-së na skandalizon. Shpresojmë ende që votat tona do të merren parasysh, dhe do të numërohen. Shpresojmë që institucionet e Kosovës ta ndalin diskriminimin e mërgatës shqiptare, sepse pa ne, ato institucione nuk do të ishin.

What's Your Reaction?
Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0
View Comments (0)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Scroll To Top