Ato janë padyshim këngëtaret më të kërkuara për ahengje familjare.
Sezoni i dasmave ka filluar dhe me këtë edhe angazhimet e artistëve janë shtuar, sidomos për këngëtare siç janë Motrat Mustafa.

Përveç projekteve muzikore. Të cilat pëlqehen dhe vlerësohen mjaft nga adhuruesit e tyre, Motrat Mustafa kanë gjatë gjithë kohës agjendë të ngjeshur me mbrëmje muzikore.

Në videon e publikuar në Instagram, dëshmohet edhe një herë se ato “ia qesin flakën” atmosferës me këngët e tyre.

Të rrethuar nga dasmorët, me brohoritje dhe valle, kjo është atmosfera që shihet në një nga dasmat në Shkup, ku këndojnë Motrat Mustafa.