Shumë familjarë dhe udhëheqës të institucioneve të Kosovës, sot bënë homazhe në përkujtim të 20 vjetorit të dëshmorëve të Brigadës “121 Kumanova”, në Kleçkë.

Nëna e dëshmorit Sadri Guraziu, Sevdije Guraziu, e cila sot për shumë orë qëndroi pran varrit të djalit të saj në varrezat e dëshmorëve në Kleçkë, me vaj në buzë kujton kontributin e djalit 18 vjeçar për lirinë e Kosovës.