Si dënim për një marrëdhënie jashtëmartesore, një çifti të ri në Indonezi iu kanë zbrazur sipër jashtëqitje.

Ata i kanë tërhequr në mes të një rruge të frekuentuar në Langsa, ku i kanë turpëruar publikisht duke iu zbrazur kova nga një kanalizim i hapur

Sipas ligjeve vendase ku marrëdhëniet jashtëmartesore janë të ndaluara dhe dënimi për to kryhet publikisht, ashtu ndodhi edhe me TSF dhe DK, që të dy beqarë në të 30-at.

Banorët ishin të mllefosur me TSF, që është pjesëtari i një bordi të zhvillimit regjional, teksa DK ishte e punësuara e tij. Ata nisën t’i përcjellin, derisa nuk e gjetën në shtëpinë e saj dhe i tërhoqën zvarrë