Xheneta Bytyqi nga Islamic Relief Kosova në emisionin e Pasditës në RTV Dukagjini ka treguar për aktivitetet e tyre dhe për ndihmën që ju kanë ofruar 200 familjeve gjatë pandemisë dhe muajit të shenjtë të Ramazanit, shkruan OnAir

Ajo ka treguar se para Ramazanit e kanë organizuar një aktivitet ku kanë arritur që të mbledhin fonde online, për të arritur që të dhurojnë rreth 1500 pako ushqimore, 1000 për familje me jetime, dhe 500 për familje skamnore të cilat janë shpërndarë përmes qendrave sociale nëpër komuna.

Xheneta Bytyqi ka treguar që gjatë për shkak të pandemisë nuk kanë arritur as të kenë vullnetarë dhe aktivitetet janë zhvilluar online./OnAir