Dy persona janë plagosur mbrëmë pas mesnate në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Policia ka identifikuar pesë persona të përfshirë në këtë rast, prej të cilëve katër janë intervistuar ndërsa i dyshuari kryesor aktualisht ndodhet në arrati.

Flora Ahmeti, zyrtare për Informim në Policinë Rajonale të Prishtinës ka thënë  se sot në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë është iniciuar një rast vrasje në tentativë.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 00:30, në rrugën “Agim Ramadani”, ku pas një zënke në mes të disa personave lëndime nga arma e zjarrit kanë pësuar dy persona. Policia ka identifikuar 5 personat e përfshirë në këtë rast , prej tyre katër janë intervistuar ndërsa i dyshuari kryesor aktualisht ndodhet në arrati”, ka deklaruar ajo.

Lidhur me këtë rast është sekuestruar një veturë e tipit “Polo” si dhe një armë zjarri.

Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.