Pelegrinët me maska fytyre kanë lëvizur në grupe të vogla pas disa ditësh në izolim, duke nisur kështu fillimin e pelegrinazhit në vendin e shenjtë të Mekës.

Ky do të jetë nje pelegrinazh unik, krejt i ndryshëm përshkak të pandemisë me Corona virus.

Në vend se të qëndronin krah për krah dhe të luteshin bashkarisht, pelegrinët ndahen në grupe si pjesë e masave mbrojtëse nga Covid-19.

Nuk lejohen më shumë se 20 persona në një grup, nga frika se mund të ketë bartje të virusit.

Rreth 10.000 pelegrinë tashmë janë vendosur në Arabinë Saudite./OnAir