Remzie Osmani është një ndër këngëtaret më të dashura të muzikës popullore.
Këngët e saj dëgjohen kanagjegje dhe evenimente të tjera familjare, shkruan OnAir.
Por, ajo me zërin e saj të ëmbel i ka kushtuar shumë këngë dashurisë në përgjithësi.
Në projektin e saj ‘Në këtë ditë më të lumtur’ të realizuar në bashkëpunim me produksionin ARBONI, vite më parë ka arritur të marr miliona klikime, ku nuk kanë munguar as komentet pozitive nga ana e adhuruesëve të saj.
‘Në këtë ditë ma të lumtur gëzimi e mërzia, qysh pe la Nanën e po më pretë dashnija’, është refreni i këtij projekti, që dëgjohet në çdo kanagjegj./OnAir