Fëmijët e ditëve të sotit nuk i njohin lojërat që janë aplikuar në të kaluarën.
Ata në këtë kohë din vetëm të përdorin tabletin apo telefonat e menqur që ata posedojnë.
Psikologu Visar Sadiku në një intervistë për OnAir, thotë se lojërat të cilat janë aplikuar në të kaluarën përveç që kanë qenë më adekuata ato kanë ndikuar edhe në zhvillimin motorik të fëmijut.
Ai ju bën thirrje të gjithë prindërve që të jenë më të vëmendshëm në indendifikimin e talenteve të fëmijëve të tyre, në mënyrë që ti shtyjnë përpara ato shkathëtësi të tyre dhe t’i mbajnë sa më largë pajisjeve të menqura.
Më e rëndësishmja për të gjithë fëmijët sipas Sadikut, është emocioni tek fëmijët të cilin nuk mund ta marrin nga tabletet apo telefonat e menqur.
Për ta dëgjuar deri në fund këshillën e Psikologut Visar Sadiku, shiheni videon e mëposhtme nga minuta e 6./OnAir