Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë duke u trajtuar 268 pacientë që janë të prekur me Covid-19.

Në njoftimin e QKUK-së thuhet se prej 268 pacientëve, 166 trajtohen në klinikat e QKUK-së dhe 102 në shtatë spitalet e përgjithshme.

“Në klinikën infektive janë gjithsej 100 raste, prej tyre 61 me oksigjenoerapi, 2 raste më të komplikura në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike”.

“Në Klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 44 pacientë të konfirmuar si Covid-19 pozitiv, që të gjithë me oksigjenoterapi”.

“Në njësinë intensive të Mjekësisë Sportive janë të shtrirë 22 pacientë, 4 prej tyre të intubuar”.

“Në Spitalin e Prizrenit 24 raste të konfirmuara, në Pejë 42 raste, në Gjakovë 19 raste, në Spitalin e Ferizajt 6 raste, në Gjilan 5 raste, në Mitrovicë 6 raste të konfirmuara pozitive dhe në Spitalin e Vushtrrisë për momentin nuk ka raste të konfirmuara”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.