Këngëtari i njohur Seven Saraqi këto ditë ka shijuar disa ditë të mira pushimi.

Ai kishte zgjedhur bregdetin e Shqipërisë së bashku me miqtë e tij, për të kaluar disa ditë larg nga rutina e zakonshme.Teksa në një nga ditët po merrte rreze dielli në plazh, një gazetare e cila po bënte reportazh, rastësisht i ishte afruar për ta marrë në një intervistë të shkurtër.

Mirëpo në momentin që kjo ka ndodhur, Seveni ka reaguar duke i thënë të largohej ose do t’ia thyente kamerën.

Këtë video e cila është transmetuar edhe në TV, këngëtari Saraqi ka vendosur ta ndajë edhe me ndjekësit në InstaStory.