Sulmuesi brazilian, Neymar JR ka folur rreth të ardhmes së tij.

Edhe pse flitej për një transferim të mundshëm te Real Madridi, një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë.

“Unë do të qëndroj, kam një kontratë me PSG-në dhe do të jem këtu për sfida të reja”.

“Ato që janë shkruar kanë qenë thashetheme ndërsa unë do të vazhdoj të jem pjesë e Parisit pasi vetëm ky klub më intereson momentalisht”, ka deklaruar Neymar.

Braziliani ka folur edhe për Kampionatin Botëror ku kampion doli shoku i tij i skuadrës Kylian Mbappe.

“Mbappe është një fenomen, është një lojtar i madh që ka shkëlqyer në Kupën e Botës”.

“Unë e kam parë çdo ditë se çfarë cilësi ka, jam shumë i lumtur për të që ka fituar Kupën e Botës”, ka thënë Neymar.