Për herë të parë, Luka Modric nuk u zgjedh lojtari i ndeshjës në fitoren e Kroacisë ndaj Anglisë. As Ivan Rakitic. Ishte sulmuesi anësorë i Interit ai i cili shkëlqeu me një gol dhe një asistim.

“Për mua, Ivan është lojtari më i mirë në Evropë në këtë pozitë. Nëse ai funksionon, funksionon edhe Kroacia” deklaroi legjenda kroate Mladen Petric.

Në moshen 17 vjecare Perisic u largua nga klubi i tij i vendlindjes Hajduk Split në FC Sochaux. Familja Perisic duhej të merrte hua para për të blerë pajisjet, dhe tani gjendja financiare e familjes është gjithnjë e më e vështirë kur vazhdojnë të shesin mjetet e tyre të jetesës. Babai i tij i kërkoi të birit të nënshkruante në Francë. Me pagën e parë profesionale të Perisic, kreu i familjes shpreson të shpëtojë fermën.

12 vjet pas transferimit me Sochaux, Perisic është në finalen e Kupës së Botës. Për ironi kundër Francës.

“Askush nuk mund të jetë më i lumtur se unë për të luajtur kundër Francës në finale” thotë ai. Perisic është me Kroacinë e vogël (4.2 milionë banorë) në finalen e Kupës së Botës.