Nuk ka shumë kohë që ka startuar në ekranin e RTK-së seriali vendor “Istar” dhe po arrin që të pranohet nga audienca shqiptare për kohë rekord, shkruan OnAir
Madje me secilin episod arrin edhe shumë klikime, thënë më mirë mijëra klikime të cilat sot janë kthyer në matës të suksesit.
Kasti i jashtëzakonshëm i aktorëve dhe pjesëmarrja e aktorëve të rinj e bën akoma më interesant këtë serial. Përveç kësaj arrrijnë që të trajtojnë shumë tematika që janë aktuale në realitetin shqiptar.
Kësaj radhe ata kanë vendosur të tregojnë se si të rinjët ngacmohen nga ata që konsumojnë lëndë narkotike./OnAir