Në kanalin e TV SHARRIT shohim shumë premiera të reja të cilat kanë arritur të pëlqehen nga të gjithë.
Shumë prej këngëtarëve kanë zgjedhur këtë television për të promovuar veten dhe projektet e tyre.
Një prej këngëtarve që ka filluar këtë bashkëpunim me këtë television është edhe Nimet Fetahu, shkruan OnAir.
Ai së fundmi ka promovuar këtu këngën e tij ‘Dasma e synetit’, projekt i cili pritet të pëlqehet aq shumë nga publiku, pasi që jemi në prag të sezonave të dasmave.
Poashtu, aktualiteti i kësaj kënge nuk do të humb asnjëherë.
Për ta dëgjuar zërin fantastik të këngëtarit Nimet Fetahu, klikoni në videon e mëposhme./OnAir