Në prag të njërës prej festave më të mëdha muslimane, Fitër Bajramit, në tregjet e qytetit, markete, qendra tregtare dhe dyqane vërehen më shumë blerës të cilët po i bëjnë përgatitjet për festën që po afrohet, ndërkohë që tregtarët përpiqen të jenë maksimalisht të pajisur me produkte që tradicionalisht konsumohen në ditët e Bajramit, shkruan OnAir

Edhe këtë vit, njësoj janë furnizuar dyqanet të cilat kanë këto produkte që tradicionalisht janë tipike për Bajram.

Por për dallim nga vitet e tjera, këtë vit qytetarët thanë se nuk kanë mysafirë e as nuk do shkojnë diku për të bërë Bajram, por do ta ruajnë traditën./OnAir