E dashur për të gjithë publikun e gjerë dhe më se e kërkuar në skenën muzikore. E kush mund të jetë tjetër përveç Remzie Osmani, që përpos zërit të saj të ëmbël që e bën për vete çdo dëgjues, ajo edhe nga jashtë reflekton një pozitivitet për të gjithë, shkruan OnAir.
Ajo është e njohur për muzikën popullore e cila këndon këngë për dasma, kanagjegje dhe evenimente të tjera. Po, pa anshkaluar edhe këngë të tjera siç janë këngët për vendin e dashurinë.
Në projektin e saj ‘Në këtë ditë më të lumtur’ të realizuar në bashkëpunim me produksionin ARBONI, vite më parë ka arritur të marr mijëra klikime, ku nuk kanë munguar as komentet pozitive nga ana e adhuruesëve të saj.
Këtë këngë, këngëtarja ja ka kushtuar vajzave të cilat do të martohen dhe do të shkojn te burri.
‘Në këtë ditë ma të lumtur gëzimi e mërzia qysh pe la Nanën e po më pretë dashnija’, është refreni i këtij projekti, që dëgjohet në çdo kanagjegj./OnAir