Këngëtarja Remzie Osmani së bashku me këngëtaren Lumine Ramadani, kanë realizuar një projekt ‘Kthehu motër nga gurbeti’, i cili ka arritur të marrë mijëra klikime në kanalin YouTube, shkruan OnAir.
Ky sukses kaq i madh besohet se ka ardhur nga pikatja e temës së projektit të dyshes së famshme, pasi që në Kosovë shumë e shumë motra kanë një motër apo më sumë në gurbet dhe që e kanë mall çdo herë në çdo gëzim e çdo idhnim.
Tekstin e kësaj këngë të mrekullueshme e ka shkruar Ilir Berani, ndërsa u realizua nga produksioni XIXA MUSIC, me rastin e festave të fundvitit./OnAir