Kjo ngase, martesa e këngëtares, Adelina Tahiri me avokatin më të pasur në Maqedoni, Serjozha Markov u komentua gjatë nga publiku.

Adelina tashmë është duke shijuar muajt e fundit të shtatzanisë, e cila shpesh ndan me ndjekësit postime nga jeta e përditshme.

Ajo që bie në sy janë pushimet e shtrenjta të këngëtares, duke mos lënë anash edhe dhuratat që ia bën bashkëshorti milioner.

Në këtë të fundit, Tahiri publikon një palë syze ‘Versace’, e që padyshim se kanë një vlerë shumë të madhe.

Sa i përket projekteve muzikore ajo ka paralajmëruar se do publikoj në këngë për djalin e saj që së shpejti vjen në jetë.