Një veturë e dyshuar me targa vendase nuk iu është ndalur policisë gjatë realizimit të detyrës zyrtare në pikë kontrolli të automjeteve.

Por policia më pas ka ndërmarrë veprime të menjëhershme operacionale për ta lokalizuar veturën e dyshuar derisa ajo ka humbur kontrollin dhe nga shpejtësia ka dalë nga rruga.

Policia ka arrestuar 2 persona dhe në automjetin e tyre është gjetur një sasi e konsiderueshme e narkotikëve