Dasma duhet të jetë një nga ditët më të lumtura në jetën e nuses dhe dhëndrit, por në Bavari për shkak të alkoolit nuk doli të jetë kështu.

Një nuse, sipas deklaratës së policisë, piu shumë alkool dhe filloi të godasë njerëzit në dasmë. Ndër “viktimat” ishte dhëndri, i cili, pasi nuk mund ta qetësonte, e thirri policinë për ndihmë.

Nga dasma e saj ajo u mor në pranga dhe filloi procedura për shkaktimin e lëndimeve trupore. Raporti i policisë nuk tregon pse nusja e re “u sëmur” dhe filloi të godasë çdo gjë rreth.