Ekziston frika, se nxënësit e vegjël do ta kenë të vështirë të respektojnë udhëzimet për t’u mbrojtur nga koronavirusi, por një prej tyre në këtë video ka treguar se është shembull në këtë aspekt.

Ndërsa po pyetej nga një gazetare për këtë temë ai iu drejtua asaj duke i thënë se duhet të mbajë maskën dhe të ruajë distancën.

“Vendose maskën, nuk dua të infektohem”, thotë ndër të tjera ai./OnAir