Barcelona ka informuar Jorge Messsin se klubi dëshiron të hap negociatat për të vazhduar kontratën e Lionel Messit edhe për një vit.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka kontratë me Barcelonën deri më 30 qershor të vitit 2021, por mediet kanë zbuluar se ai ka një klauzolë që i lejon largim në fund të sezonit.

Josep Maria Bartomeu dëshiron që Messit t’i ofrojë kontratë edhe për një vit, për të mbajtur argjentinasin në skuadër sa edhe i zgjatë mandati atij në krye të Barcelonës.

Bartomeu në vitin 2022 mbyll kapitullin e tij te Barcelona, dhe nuk ka të drejtë rizgjedhje.

Messi ende nuk ka vendosur se në cilën skuadër do të mbyll karrierën, dhe Barcelona mbetet opsioni i parë.