Linda Halimi rikthehet pas shtatë vitesh në Kosovë.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo është e martuar me reperin Big D, me të cilin ka një vajzë dhe këtë vit Linda u pajis me pasaportë amerikane.

Më në fund pas një periudhë disa vjeçare, ajo është rikthyer në vendin e saj të lindjes, në Kosovë.

Këtë këngëtarja e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku tregonte se kishte ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.