Komuna e Shtimes ka organizuar orë përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të vrasjes së familjes Asllanim nga fshati Rancë.

Fillimisht janë bërë homazhe në varrezat e martirëve në fshatin Rancë.

Më 26 gusht të vitit 1998, artileritë serbe, vranë 11 anëtarë të familjes Asllani, prej të cilëve 8 ishin fëmijë të moshave të ndryshme dhe tri gra.

Në këtë ngjarje të dhimbshme, kanë humbur jetën: Jalldyze Asllani (1934), Halide Asllani (1963), Ajshe Asllani (1971), Burim Asllani (1985), Lumnije Asllani (1986), Ejup Asllani (1988), Luljeta Asllani (1991), Shpend Asllani (1993), Xhafer Asllani, (1995), Antigona Asllani (1997) dhe Albiona Asllani (1998). Atë ditë të kobshme në këtë fshat nga forcat serbe u ekzekutua edhe plaku 96-vjeçar Zeqir Asllani.